LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj më afër drejt krijimit të zonës së parë ekonomike

Ferizaj më afër drejt krijimit të zonës së parë ekonomike

Zëvendësministri i Financave dhe njëherit koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me bashkëpunëtoret e tij, me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike.

Ministri Shala, u zotua se në një afat rekord, do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me këtë proces, duke e vure në prioritet ministror.


Zëvendësministri Grainca, falënderoi ministrin Shala, në emër të Kryetarit Aliu, për gatishmërinë e treguar, në mbështetje të proceseve dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Ferizajt /Telegrafi/