LAJMI I FUNDIT:

Ferid Agani propozohet si kandidat për President

Ferid Agani propozohet si kandidat për President

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, diskutoi për aktualitetin politik në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, por edhe ajo politike sidomos kur është fjala për pozitën e Presidentit, do të gjenerojnë probleme sociale, politike, ekonomike dhe ato do të jenë aktive edhe për një kohë të gjatë.

Në njoftim tutje thuhet Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD që kandidati për President të vendit të jetë, Ferid Agani.

“Ky trend i zhvillimit politik kërkon zgjidhje të shpejt kur është qështja te pozita e Presidentit, në të kundërtën zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe ato gjithsesi do të kenë efekte negative në buxhetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe mosplotësimit të nevojave të qytetarëve si institucione nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve si rezultat i moskonsensusit politik në raport me pozitën e të parit të vendit. Andaj Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati të jetë Kryetari i këtij subjekti politik(PD), si kandidat konsensual, personalitet që do të përfaqsonte qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, kandidat me emër dhe me bagazh të gjatëpolitik”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim përshkruhet figura e Ferid Aganit si një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike.

“Me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori