Mbrojtësi legjendar i Manchester United, Rio Ferdinand, i është përgjigjur pyetjes se kush është lojtari më i mirë për të, Luka Modric apo Andrea Pirlo.

Ai ka zgjedhur kroatin, duke thënë se është një futbollist shumë më i mirë se italiani.


"Pirlo apo Modric? Nuk ka dyshim për këtë. Modric! Kur flasim për mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, Pirlo nuk mund të konkurrojë as me Modricin. Janë vetëm Xavi, Iniesta dhe Modric", ka thënë anglezi.

ferdinand

Kështu Ferdinand e komentoi krahasimin, duke vënë më lartë Modricin se sa Pirlon, i cili është një legjendë e gjallë italiane e futbollit italian.

Për shumë vite, ai u konsiderua si dirigjenti i Milanit dhe Juventusit, me të cilët fitoi një "det trofesh".

f75fd23e 8d44 4697 8114 b439f637761c

Në atë periudhë, ai fitoi gjashtë Scudetto dhe dy Liga të Kampionëve, dhe ai udhëhoqi Azzurrët në medaljen e artë botërore në 2006 në Kupën e Botës në Gjermani dhe në finalet e EURO 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Në anën tjetër, Modric, ndër të tjera, fitoi pesë Liga të Kampionëve, tre tituj kampion spanjoll, ndërsa me Kroacinë , dy herë zyri vendin e tretë. Ai fitoi me Topin e Artë në vitin 2018. /Telegrafi/

telegrafi sport app