LAJMI I FUNDIT:

“Ferdinand nuk e kupton që mund të vdes në ring”

“Ferdinand nuk e kupton që mund të vdes në ring”

Rio Ferdinand është kthyer në një boksier profesionist, por shumë njohës të këtij sporti thonë se ai mund të vdes duke e zhvilluar këtë sport. 

Në një intervistë të Telegraph Sport, Ferdinand e ka konfirmuar se do  ta bëjë një hap tutje duke ndryshuar sport në moshën 38 vjeçare.


Ish futbollisti i Manchester United dhe kapiteni i Anglisë, do të fillojë ta kërkojë kundërshtarin e parë në këtë sport.

Curtis Woodhouse, ish futbollisti i Sheffield United, që u kthye në një boksier të suksesshëm duke u bërë dhe kampion i Britanisë në peshat e lehta, ka treguar për rreziqet që mund të përballet Ferdinand.

“Kjo nuk është shaka, mund të vdesësh duke e luajtur këtë sport”, ka shkruar   ai në Twitter.

Edhe Barry Hearn, që e ja djalë promotorin e njohur Eddie, e ka akuzuar keq Ferdinandin.

“Totalisht naive dhe nënvlerësim për boksin. Ai mund të dëmtohet keq në ring dhe asnjë promotor nuk do të rrezikojë”

Por Ferdinand ka thënë se e ka marr parasysh të gjithë rrezikun që vjen nga ky sport.

“Nuk jam futur në këtë punë pa i biseduar edhe rreziqet. Ju thoni se futbolli nuk është i rrezikshëm, por kemi parë shumë futbollistë të vdesin në fushë”.

“Ju mendoi se jam budalla. Unë kam fëmijë që do të më shikojnë në TV”, ka thënë Ferdiand.

Out now!! @five_supply

A post shared by Rio Ferdinand (@rioferdy5) on Jun 1, 2017 at 4:58am PDT

Hearn e ka vazhduar intervistë për BBC Radio duke shtuar: “Është për të qeshur. Mua më pëlqen Rio, të mos me keqkuptojë, por ky hap është më shumë për Show”.

“Nëse Tony Bellew, David Haye ose Anthony Joshua e godasin Rio Ferdinandin, do të ishte njëjtë sikurse që një polic ta godas me armë vdekjeprurëse. Ai mund të dëmtohet shumë keq”, ka thënë Hearn duke shtuar se ka gjasa 50-50 që Ferdinand ta marr licencën.  /Telegrafi/