LAJMI I FUNDIT:

Fenomen i rrallë natyror: Vetëtima shkrep sipër reve (Foto)

Fenomen i rrallë natyror: Vetëtima shkrep sipër reve (Foto)

Jeff Miles nga Pilbara e Australisë, e ka fotografuar fenomenin e rrallë kur një rrufe ka shkrepur mbi re.

Gjatë natës me stuhi, qielli është ndriçuar nga vetëtima ngjyrë rozë, që çuditërisht u përhap sipër dhe jo në drejtim të tokës, transmeton Telegrafi.


Rrufeja sipër reve

Njohësit e aktiviteteve të tilla kanë thënë se këto janë rrufe jonosferike që ndodhin në lartësi shumë të mëdha dhe nuk zhvillohen në retë që sjellin stuhi.

“Ishin gjashtë shpërthime të mahnitshme, por ia dola të kapja vetëm njërën nga to. Nuk mund t’ju besoja syve me diçka të tillë”, ka shkruar Miles lidhur me rastin.

Fenomeni i rrallë natyror

Fotografitë janë përhapur në rrjetet sociale, duke marrë shumë pëlqime shkaku i pamjes së pabesueshme. /Telegrafi/