LAJMI I FUNDIT:

Femrat zgjedhin kandidatin potencial sipas këpucëve

Femrat zgjedhin kandidatin potencial sipas këpucëve

Femrat kandidatët eventualë i vlerësojnë edhe në bazë të asaj se sa kujdesen për higjienën

Kur sheh se çfarë këpucësh bart, femra menjëherë e di a është mashkulli partner potencial i saj. Kjo “imtësi” është jashtëzakonisht e rëndësishme në zgjedhjen e të dashurit – ka treguar një hulumtim i shkencëtarëve nga Clevelandi, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë konkluduar që damat i kushtojnë kujdes këpucëve të mashkullit, duke konkluduar në bazë të tyre mbi karakterin, aftësitë dhe prestigjin e mashkullit.

Veç kësaj, femrat partnerin eventual vlerësojnë edhe në bazë të asaj se sa kujdes i kushtojnë higjienës. Nëse vërejnë t’i kenë thonjtë të parregulluar, flokët të yndyrshme apo dhëmbë të prishur, është më se e sigurt që vetëm do t’ia kthejnë shpinën dhe do të largohen.

Damave nuk mund të mos interesohet edhe shoqërinë në të cilën kandidati potencial është gjendur mbrëmjen e parë kur janë njohur.

Hulumtimi ka treguar që shoqëria mund të ketë rolin kryesor, sepse vajzat udhëhiqen me maksimën “më thuaj me kë shoqërohesh, të të tregoj kush je”. Vlerësohen mirë meshkujt të cilët janë të rrethuar me miq të bukur, të kuruar, spirituozë dhe të veshur me shije.

Në listën e këtyre konkluzioneve është gjendur edhe – qëndrimi. Kur njohin djaloshin dhe shohin që ka mendimin vetjak, e mbron mirë me argumente, jo në mënyrë agresive, femrat tregojnë më shumë interesim për vazhdim të komunikimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Stil
Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Meshkujt të cilët ju bëjnë këto pesë pyetje janë bindshëm më të mirët në seks

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori