“Femrat mund të përjetojnë orgazëm secilën herë” dhe gënjeshtrat tjera rreth seksit
Kur gjërat të nxehen në dhomën e fjetjes, gjithmonë është diçka që mungon: orgazma e femrës!
Arritja e orgazmës nuk është gjithmonë gjë e lehtë për femrat dhe të gjitha teoritë dhe metodat e sotshme pohojnë se mund t’i zbulojnë sekretet e arritjes së klimaksit, transmteon Telegrafi.
Por, më në fund një eksperte australiane e seksit i ka thyer shumë mite sa i përket kësaj çështje.
“Edhe pse hulumtimet janë shtuar shumë viteve të fundit, orgazma njerëzore mbetet një mister i cili ofron shumë hapësirë për keqkuptime e të cilat nuk funksionojnë në të mirën tonë”, ka thënë Charlotte Creplet.
Këto janë disa prej miteve të cilat i ka thyer ajo:
“Femrat mund të përjetojnë orgazëm secilën herë”
Sipas Creplet, krejt kjo është gënjeshtër. As femrat e as meshkujt nuk mund të përjetojnë orgazëm secilën herë që bëjnë seks.
Ajo thotë se orgazma nuk duhet të jetë gjithmonë gjëja të cilën e kërkoni, pasi i tërë ‘rrugëtimi’ i seksit duhet të jetë i kënaqshëm, e jo vetëm destinacioni.
Dhe, faktikisht, aq më shumë që përqendrohemi në arritjen e orgazmës, aq më pak e shijojmë seksin.
“Të përjetuarit orgazëm njëkohësisht me partnerin është gjëja më e mirë”
Ndonëse përjetimi i orgazmës në të njëjtën kohë me partnerin mund të jetë eksperiencë intensive, faktikisht kjo gjë është shumë e rrallë.
Kjo ndodh për shkak se kërkon shumë komunikim seksual dhe kapacitet që secili partner ta ‘organizojë’ kënaqësinë.
Ajo thotë se nëse tërë kohën synoni të përjetoni orgazëm njëkohësisht, kjo vetëm sa do t’ju sjellë frustrim e jo kënaqësi.
Por, nëse keni fat dhe e përjetoni këtë, atëherë padyshim se është kulmi i kënaqësi!
“Arritja e orgazmës është gjë e lehtë…”
Creplet thotë se kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi që orgazma kërkon punë.
Një femrës i nevojiten minimum 20 minuta për ta arritur pragun e eksitimit sa për ta arritur orgazmën.
Kjo është arsyeja se përse paraloja është e rëndësishme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë