LAJMI I FUNDIT:

Femrat e shkurta e kanë më të vështirë të humbin peshë

Femrat e shkurta e kanë më të vështirë të humbin peshë

Ekspertët po thonë se femrat e shkurta e kanë më të vështirë procesin e humbjes së peshës.

Siç duket, të qenurit e shkurtë i ka të mirat dhe të këqijat e veta. Përderisa mund të mbathni taka pa i mbuluar tjerët me hije, ana e keqe është se do ta keni më të vështirë humbjen e peshës, transmeton Telegrafi.


Eksperti Craig Primack nga ‘Obesity Medicine Association’ ka shpjeguar për prestigjiozen “Cosmopolitan”, se mesatarisht femrat e kanë një shkallë bazale metabolike (BMR) prej 1,400 kalorive në ditë.

BMR është numri i kalorive që trupi juaj do t’i digjte nëse nuk do të bënit asgjë për 24 orë.

Kështu, nëse jeni e gjatë 160 centimetra, shanset janë se do të mund t’i hanit 1,400 kalori ushqim dhe t’i digjni në të njëjtën ditë duke qëndruar e shtrirë.

Fatkeqësisht, femrat më të shkurta se 1.60 centimetra nuk e kanë të njëjtin luks.

Femrat e shkurta kanë metabolizëm më të ngadaltë. Femrat më të shkurta se 1.52 centimetra kanë BMR prej 1,200 kalorive”, ka treguar Primack.

Primack ka shpjeguar edhe faktin se femrat e shkurta kanë më pak masë padhjamë, që është faktori më i madh në atë se sa kalori i digjni.

Masa padhjamë është çdo gjë në trup që nuk është yndyrë apo ujë; duke përfshirë muskujt, organet, eshtrat dhe indet lidhore.

Thënë më thjesht, aq më i vogël trupi, aq më pak energji i nevojitet, rrjedhimisht aq më pak kalori djegë. /Telegrafi/