LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që luajnë jashtë më pak alergjik

Fëmijët që luajnë jashtë më pak alergjik

Drita e diellit dhe rrezet UV janë të nevojshme për prodhimin e vitaminës D, ndërsa fëmijët të cilët kalojnë pak kojë jashtë shtëpisë për shkak të mungesës së kësaj vitamine më shpesh zhvillojnë alergji të ndryshme

Fëmijët që jetojnë në vende me më pak diell dhe dalin më rrallë jashtë shtëpisë, kanë rrezik shumë më të lartë nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe nga alergji të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët australianë kanë dëshmuar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve, si dhe qëndrimit në ajër të freskët dhe në dritë të diellit.

Pasojat e mungesës së dritës së diellit janë shumë mirë të vërejtura në studimin australian të më shumë se 3000 fëmijëve, sepse në atë shtet ekziston një dallim i madh në klimë ndërmjet pjesës veriore dhe jugore, që janë 4 800 kilometra larg njëra-tjetrës.

Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive.

“Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori