Fëmijëve në Gjermani iu është mësuar se si të praktikojnë distancën sociale gjatë kthimit të tyre në shkollë sot, pasi vendi përgatitet të heqë një sërë kufizimesh të bllokimit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, distanca sociale ishte mësimi i parë në orën e parë në Dortmund këtë mëngjes, ku nxënësit u rreshtuan në distancë prej rreth 2 metrash në sheshin e lojërave.


ge1

Angela Merkel dje dha dritën jeshile për të gjitha shkollat gjermane të rihapen me masa të përshtatshme higjiene, me kohën e saktë që do të vendosen nga drejtuesit rajonalë.

ge2

Ndërkohë, instituti i lartë i sëmundjeve në Gjermani tha që niveli i shikuar nga afër i R kishte rënë nga 0.71 në 0.65, që do të thotë se epidemia po humbet ritmin.

Ndryshe, Gjermania ka identifikuar një normë nën 1.0 si tregues kryesor nëse mund të kthehet jeta në normale, megjithëse Merkel thotë se masat e bllokimit mund të rivlerësohen në një nivel lokal nëse është e nevojshme.

ge4 1

Siç thuhet më tej, nxënësit kishin veshur maska në shkollën fillore Petri në Dortmund ndërsa mësuan për distancimin shoqëror në shesh lojërash.

ge5 1

Të shikuar nga një mësues i cili ishte gjithashtu i veshur me maskë, ata qëndruan në shënjuesit të cilët ishin në një distancë prej rreth 2 metrash në oborrin e shkollës.

ge6 1

Fëmijët vazhduan të vëzhgojnë distancën e sigurisë ndërsa u rreshtuan për të hyrë në ndërtesat e shkollës për mësimet e tyre të para këtë mëngjes.

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte thënë se ka folur me liderët e të 16 landeve gjermane, teksa ka bërë të ditura lehtësimin e disa masave të izolimit, pas shpërthimit të coronavirusit.

ge3 1

“Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “kjo është faza e hershme e pandemisë, e cila do të jetë aty gjatë”.

Distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndonëse masat tjera do të lehtësohen gradualisht. /Telegrafi/