Ngadalësimi apo ndalimi i plotë i rritjes duhet të zbulohet para se fëmija të shkojë në shkollë.
Deri në fillim të pubertetit vogëlushet arrijnë definitivisht gjatësinë 85 për qind, ndërkaq në adoleshencë mund të rriten edhe rreth 15 deri në 20 centimetra, transmeton Telegrafi.
Rol të madh në këtë proces ka hormoni i rritjes të cilin e tajit hipofiza, dhe nëse nuk ka mjaftueshëm në organizëm në rritjen e fëmijës, mund të shihet ngadalësim apo madje edhe ndalim i plotë në rritje.
Sa një fëmijë mesatarisht do të rritet mundet lehtë të llogaritet, nëse mblidhen gjatësia e babait dhe e nënës, nëse rezultati pjesëtohet me dy.
Për djelmoshat këtij numri duhet shtuar, ndërkaq për vashat duhet hequr 6,5 centimetra. Kjo është e ashtuquajtura gjatësia e pritur varësisht nga prindërit.
A do të arrijë fëmija gjatësinë mesatare, mund lehtë të përcillet nga shënimet e kartonit të rritjes që nga lindja.
Në vitin e parë fëmija rritet nga 22 deri në 25, në vitin e dytë 12, ndërkaq në të tretin 8 centimetra. Pastaj, nga fillimi i pubertetit brenda një viti shtohen nga 4 deri në 6 centimetra.
Rritja e ulët mund të jetë fiziologjike, kur është shkaktuar gjenetikisht dhe konstitucionalisht, apo patologjikisht për shkak të mungesës së hormonit të rritjes, tajitjes së zvogëluar të hormonit të gjëndrave tiroide, sindromës së Tarnerit te vajzat, sëmundjet kronike të veshkave, astmës së rëndë apo pengesave të lindura të zemrës.
Shkaktari i cili ka ngadalësuar rritjen e fëmijës mund të përcaktohet në bazë të metodave të shumta të diagnozave.
Bëhen testet e gjakut, pasqyra standarde e gjakut, vlerat e sheqerit, hormonet e gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore në gjak.
Në bazë të këtyre rezultateve endokrinologu përcakton se në ç’drejtim duhet të bëhen hulumtimet e mëtejshme.
Standardi për vlerësimin e pjekjes së kockave të trupit është radiografia e shuplakës së dorës së majtë dhe metakarpit (metacarpus), ndërkaq rezonanca magnetike dhe skanimi i kokës bëhen për të përjashtuar anomalitë e trurit apo proceset e tumorit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë