Fëmijët e parë bëhen më të pasurit dhe më të suksesshmit – krejt kjo falë prindërve
Një artikull hulumtuesit i publikuar para disa muajve kishte argumentuar se fëmijët e parë janë më të prirë të bëhen më të mençur, më të suksesshëm dhe më të pasur sesa vëllezërit e motrat e tyre.
Një arsye e mundshme për këtë, thonë ata, është se prindërit në njëfarë mënyre investojnë më pak kohë e energji në fëmijët tjerë, transmeton Telegrafi.
Ndonëse diferenca në inteligjencë mes fëmijës së parë dhe të dytë është vetëm 3 pikë, fëmijët e parë janë më të prirë të punësohen dhe të punojnë si menaxherë kryesorë, ndërkaq fëmijët tjerë nuk e kanë këtë përparësi.
Veç kësaj, fëmijët e parë me tjerët dallojnë edhe në disa trajta të personalitetit. P.sh., fëmijët e lindur më vonë marrin më pak pikë në testet ushtarake si qëndrueshmëria emocionale, gatishmëria për të marrë iniciativa, etj.
Por, çfarë kanë të bëjnë prindërit me këto?
Sipas hulumtimeve, supozohet se prindërit janë më pak të përkushtuar në fëmijët tjerë sesa me fëmijët e parë.
Në fakt, prindërit shpenzojnë më pak kohë duke i diskutuar detyrat e shkollës me fëmijët tjerë sesa me fëmijët e parë.
Një raport i publikuar në vitin 2015, gjithashtu kishte zbuluar se fëmijët e parë janë më të prirë të dënohen nga prindërit për nota të këqija, gjë e cila i nxitë ata të përmirësohen më shumë.
Megjithëse dënimi i fëmijëve për nota të këqija nuk është domosdoshmërish mënyra më e mirë për të garantuar sukses në të ardhmen, shkencëtarët supozojnë se me këtë gjest prindërit janë duke i trajtuar fëmijët më ndryshe, dhe këto sjellje sugjerojnë që prindërit thjesht nuk kanë kohë dhe energji të merren me fëmijët tjerë sikurse janë marrë me fëmijën e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni
Si të bëni efektin ombre në buzë?
Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura? Mos vuani, mësoni si ta ndihmoni veten
‘Një fatkeqësi e modës’ – ekspertët vazhdojnë me kritikat për veshjen e Lana del Rey
Studim: Fëmija i vogël në familje lind për t’u bërë milioner
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi