LAJMI I FUNDIT:

Fëmijën e zhdukur nga shtëpia, e gjetën më se një kilometër larg shtëpisë – duke përcjellë gjurmët e putrave të qenit, që nuk iu largua për asnjë moment (Foto)

Fëmijën e zhdukur nga shtëpia, e gjetën më se një kilometër larg shtëpisë – duke përcjellë gjurmët e putrave të qenit, që nuk iu largua për asnjë moment (Foto)

Dominic Peake nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, nisi të bënte panik kur nuk po e gjente askund të birin dyvjeçar dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Këta të fundit, nisën menjëherë kërkimin rreth shtëpisë dhe e tëra që gjetën ishte shishja e lëngut që Princeton e kishte me vete, transmeton Telegrafi.


Ata shtrinë kërkimet edhe në oborret e fqinjëve, deri në fushat e mbjella me misër, pa asnjë sukses. Por, ata vërejtën disa putra qeni dhe vendosën t’ju shkojnë nga pas.

Princeton pas bashkimit me të atin

Kjo rezultoi me sukses, pasi ato i përkisnin qenit Apollo, i cili nuk ishte ndarë për asnjë moment nga vogëlushi, i cili kur doli nga shtëpia, eci për më se një kilometër në një pjesë malore.

Qeni Apollo

“Pa gjurmët e putrave, nuk do ishim në gjendje ta gjenim. Vështirë se do shkonim në atë drejtim, sepse nuk menduam që një fëmijë aq i vogël do hynte në mal”, ka thënë njëri prej kërkuesve.

Raportohet se fëmija ka qenë afro katër orë jashtë shtëpisë, ndërsa nuk ka marrë ndonjë lëndim derisa ishte jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori