LAJMI I FUNDIT:

Feith: ShBA-ja po e humb durimin me Kosovën

Feith: ShBA-ja po e humb durimin me Kosovën

Nuk po sheh vullnet të mjaftueshëm as nga Kosova e as nga Serbia për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por, ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, thotë së është Prishtina ajo që do t’i vuaj më shumë pasojat nga mungesa e progresit në dialog me Serbinë.


Marrëveshja e Ohrit, siç thotë ai, ka një rëndësi të madhe, sepse do t’i hapte rrugë Kosovës që të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare.

“Është për të ardhur keq sepse nuk ka vullnet politik nga asnjëra palë që të bëhet progres i mëtutjeshëm, por ne veçanti mendoi se Kosova do t’i vuaj më shumë pasojat. Nëse palët e marrin seriozisht marrëveshjen e arritur në Ohër, atëherë gjërat të do të lëviznin përpara dhe kjo do t’i ndihmonte Kosovës që të anëtarësohej në organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Feith.

Diplomati holandez thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e humbur durimin me Kosovën, për shkak se kjo e fundit nuk është duke bërë progres të mjaftueshëm.

Feith e potencon se SHBA-të asnjëherë më parë nuk kanë pasur një qasje kaq kritike ndaj Kosovës, dhe kjo sipas tij është shqetësuese.

“E shoh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrim kritik ndaj qeverisë së Kosovës, dhe kjo është e paprecedent. Duket qartë se administrata e Biden është duke e humbur durimin me Kosovën, për shkak të progresit të ngadalshëm. Unë nuk e kam parë më herët një qëndrim kaq kritik të SHBA-së karshi Kosovës që kur kjo e fundit ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Do të ishte me të vërtet një tragjedi për Kosovën, nëse ajo e humbet mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.

Feith i ka edhe disa sugjerime për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Në Kosovë duhet ta kuptojnë se në Evropë është duke u zhvilluar një luftë e ashpër, dhe fokusi i kryeqendrave botërorë është aty. Prandaj duhet ta keni parasysh se gjërat nuk janë ashtu siç kanë qenë më parë dhe ju nuk mund të llogarisni në simpatinë dhe mbështetjen që dikur e keni pasur. Megjithatë nuk mendoi se SHBA-të dhe BE-ja po e mbështesin Vuçiqin në këtë proces. E di që nuk është e lehtë, por e sugjeroj kryeministrin Kurti që të bëjë më shumë përpjekje të dialogojë me serbët në veri të Kosovës në vend se t’i dërgoj njësitet speciale atje”, shtoi Feith.

Kujtojmë që për shkak të tensioneve në veriun e vendit, Brukseli ka vënë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori