LAJMI I FUNDIT:

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratës së Prindon Sadriut për gazetarët

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratës së Prindon Sadriut për gazetarët

Federata Evropiane e Gazetarëve  ka reaguar për deklaratat që ka bërë bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu.

Përmes Twitter-it ata kanë kërkuar nga Sadriu të ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.


“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari  i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Prindon Sadriun, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve.

Reagon AGK-ja: Akuzat dhe sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve shton pasigurinë e tyre në Kosovë
Lexo po ashtu Reagon AGK-ja: Akuzat dhe sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve shton pasigurinë e tyre në Kosovë

Sipas komunikatës për medie, AGK është e alarmuar me gjuhën denigruese të Prindon Sadriut, që ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

Ndërkaq pas kësaj Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ai asnjëherë nuk synon të cenojë gazetarinë profesioniste, dhe se statusi i tij i mbrëmshëm është devijuar qëllimshëm nga disa.

Sqarohet Sadriu: Respektoj punën e gazetarëve, kur njerëzit e zemrës sulmohen, nuk mund të heshtësh
Lexo po ashtu Sqarohet Sadriu: Respektoj punën e gazetarëve, kur njerëzit e zemrës sulmohen, nuk mund të heshtësh

Sadriu në sqarimin e bërë ka thënë se kur njerëzit e zëmrës përballen me sulme të vazhdueshme, atëherë ai nuk mund të heshtë para padrejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori