Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK) dhe Ministria e Arsimit duhet të kenë dialog social.
Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, janë takuar pas shtatë muajve.
Montgomery theksoi se të njëjtën gjë e ka theksuar edhe në takimet e sotme në MASHT dhe në Komisionin parlamentar për Arsim.
Montgomery, është takuar me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.
“Në takimet që patëm sot me ministrinë dhe komisionin parlamentar për arsimin, përmenda disa herë rëndësinë që ka bashkëpunimi në këtë rast. Sepse, dialogu social është ajo çfarë ndihmon situatën e sindikatave lidhur më sfidat e tyre…Dialogu social nuk mund të vije vetëm nga njëra anë, do të jetë i dyanshëm. Këto kanë një marrëdhënie shumë të mirë me pjesën e komunës, kështu që normalisht duhet të jetë e njëjta gjë edhe në nivelin qendror. Kjo është ajo çfarë u përmenda disa herë nëpër takimet që ne patëm sot, ja kam thënë edhe zotëri Rrahman dhe besoj se në të ardhmen arsye që ne shtyjmë është te kompromisi dhe mënyra se si duhet vepruar. Nga ana jonë si Federatë Amerikane e Mësuesve dhamë një perspektivë për punën që bëjmë dhe shpresojmë të ndihmojmë kolegët në Kosovë”, ka thënë ai.
Nënkryetari Montgomery ka komentuar edhe rezultatet e testit “Pisa”, ku tha se nevojitet angazhim i të gjitha palëve.
“Nuk besoj se ka ngelur për drejtuar një gisht apo për të hedhur fajin tek dikush, në thelb besoj se është angazhimi. Në Amerikë kemi hulumtime dhe statistika që tregojnë që në momentin që ka bashkëpunime nëpërmjet institucioneve, aty ku ka edhe sindikata, rezultatet e studentëve janë më të larta. Kështu që mund të kemi gjithmonë bashkëpunime me prindërit, me studentët, me organizatat lokale dhe bashkëpunimi është në thelb për gjithçka”, shtoi ai.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se sindikata e mësuesve amerikanë në vitet e 90’ta ishte zë i fuqishëm dhe mbështetës i tyre.
“Këta kanë qenë edhe në të kaluarën shumë të informuar dhe përmes letrave që i kemi dërguar dhe pikërisht në grevë letrat që na ka ardhur edhe nga AFT edhe nga sindikatat tjera na ka bërë më të fuqishëm. Uroj që zonja Nagavci dhe të tjerët, pas kësaj vizite, unë i thash më në fund po takohemi, uroj që të kemi takime në të ardhmes ngase nuk e fshehim as nga mediat. Kanë kaluar shtatë-tetë muaj dhe nuk kemi pasur asnjë takim, mbase nga inati që e mban zonja Nagavci për shkak të grevës të cilën nuk e dëshiruam, por greva ndodhi dhe zgjati goxha shumë”, tha para mediave Jashari.
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-ve, Dan Montgomery është takuar edhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagaci, si dhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me anëtarët e Komisionit për Arsim. Ndërsa, të enjten do të ketë takime në shkolla, ku shpreson të shoh bashkëpunim të mirë mes SBAShK-ut dhe qeverisë.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur