LAJMI I FUNDIT:

FED nuk pritet të ndërhyjë në politika monetare

FED nuk pritet të ndërhyjë në politika monetare
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 14: Federal Reserve Board Chairwoman Janet Yellen testifies before the Senate Banking, Housing and Urban Affairs Committee February 14, 2017 in Washington, DC. Yellen testified on the topic of on "The Semiannual Monetary Policy Report to Congress." (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Rezerva Federale (FED) nuk pritet të ndërhyjë në takimin e kësaj jave, por me shumë mundësi do të sinjalizojë tkurrjen graduale të politikave monetare më vonë gjatë vitit, ndërkohë që ekonomia e Shteteve të Bashkuara vazhdon të rritet dhe tregu i punës fuqizohet.

Investitorët do të përqendrohen në udhëzimet e sistemit bankar qendror mbi inflacionin, rreziqet që sheh ndaj perspektivës ekonomike dhe vlerësimet që do të japë mbi ndikimet e reformës tatimore të Donald Trump. Ky takim është i fundit për kryetaren Janet Yellen.


Ekonomia ka shtuar 10 milionë vende pune dhe norma e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vite prej 4.1%, gjatë mandatit katër vjeçar të Janet Yellen, ndërsa normat e interesit janë rritur në mënyrë graduale, nga niveli afër zeros që kanë qenë që prej krizës globale.

Kryetari që do të vijë, Jerome Powell, ka thënë se mbështet Yellen në këndvështrimin e saj për rritjen graduale të normave të interesit. Ndërkohë që kryetari i sistemit bankar qendror pritet të zëvendësohet së shpejti, analistët nuk parashikojnë një ndërhyrje nga Fed këtë javë.

Politikëbërësit kanë rritur 3 herë normat e interesit në vitin e kaluar dhe projektojnë aktualisht 3 lëvizje të tjera në 2018-ën. /Telegrafi/