LAJMI I FUNDIT:

FBK me telegram ngushëllimi për vdekjen e trajnerit Illmen Bajra

FBK me telegram ngushëllimi për vdekjen e trajnerit Illmen Bajra

Ditën e sotme ka ndërruar jetë trajneri i njohur kosovar Illmen Bajra.

33-vjeçari ishte duke punuar te skuadra gjermane Bad Homburg Falcons, derisa ka ndërruar jetë duke lënë të pikëlluar gjithë komunitetin e basketbollit.


Federata e Basketbollit të Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Bajra dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Telegram ngushëllimi nga FBK:

E nderuara Familja Bajra

I dashur komunitet i basketbollit,

Me zemër të thyer e pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj e pjesëtarit të komunitetit tonë – Illmenit.

Illmenin do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të afërt e të dashur, si një punëtor të madh dhe një person të apasionuar pas sportit të zemrës sonë, të cilit ia ka kushtuar tërë karrierën e tij profesionale. Bajra ishte bashkëpunues me kolegët, me lojtarët dhe lojtaret, si dhe me të gjithë bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve tregonte shumë respekt e dashuri. Jam i bindur që ikja e parakohshme e tij në amshim e ka shokuar tërë komunitetin e basketbollit në vend, ashtu siç më shokoi mua dhe kolegët në Federatën e Basketbollit të Kosovës. Përkundër lajmeve të rënda që po merrnim tash e sa ditë nga familja Bajra për gjendjen e tij, ne vazhdonim të shpresojmë se zemra e madhe prej sportisti e Illmenit do ta përballonte edhe këtë sfidë. Për fat të keq, sot ajo që druanim më së shumti, u bë realitet.

E di që Illmeni ka lënë gjurmë kudo që ka kaluar si individ dhe profesionist, me një karrierë të bujshme përkundër moshës së re, dhe jam i bindur njerëzia, afërsia, respekti, mentaliteti i fituesit dhe dashuria që e ka shprehur për lojën do të mbahet mend gjatë nga të gjithë njerëzit dhe klubet ku ai ka punuar, si trajner i Bashkimit te meshkujt dhe femrat, si ndihmëstrajner te Prishtina, Prizreni e Rahoveci, por edhe në skuadrën gjermane të cilën po e udhëhiqte në momentin kur u godit nga sëmundja mizore – Bad Homburg Falcons.

Federata e Basketbollit të Kosovës humbi një bashkëpunëtor të zellshëm dhe një pjesëtar të respektuar dhe me perspektivë të komunitetit të basketbollit, ish-përzgjedhësin e përfaqësueses së femrave U18 dhe ish-ndihmëstrajnerin e kombëtares A, ndërsa ne që e njohëm për së afërmi e humbëm një mik të mirë, një djalë të vyer e familjar të dashur.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajra dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu,

Kryetar i FBK-së

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori