LAJMI I FUNDIT:

FBI thotë se është hakuar sistemi online i votimit në dy shtete

FBI thotë se është hakuar sistemi online i votimit në dy shtete

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka gjetur se në dy shtete në SHBA është hakuar sistemi online i votimit dhe u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të rrisin sigurinë kompjuterike, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, kanë raportuar mediat amerikane sot.

Divizioni i Kibernetikës dërgoi një alarm gjatë këtij muaji pasi u gjetën shkelje në shtetin Illinois dhe Arizona. Ky alarm vjen pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë rritur shqetësimin se hakerët e sponsorizuar nga Rusia dhe vende të tjera, mund të tentojnë që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale.


Ekspertët e sigurisë kompjuterike thonë se shkeljet e fundit në Komitetin Kombëtar Demokratik, ka gjasa që jenë kryer nga njerëzit që brenda qeverisë ruse. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje.

Databaza e votuesve të shteteve në SHBA, zakonisht përfshinë emrin e votuesit, adresën dhe informacione të tjera personale, raporton Rel.

Yahoo News ka raportuar se sistemi i regjistrimit online të votuesve në Illinois, ka qenë i mbyllur për 10 ditë gjatë fundit të korrikut, pasi hakerët kishin shkarkuar të dhënat personale të më shumë se 200 mijë votuesve.

Ndërkaq, në Arizona sulmi ishte më i kufizuar dhe ndërhyrja në soutverët e sistemit të votimit ishte qëllim keqe.

Shqetësimet për sigurinë kompjuterike gjatë zgjedhjeve, u bën nga Sekretari për Siguri, Jeh Johnson dhe ai ka ofruar ndihmë shteteve që të bëjnë më të sigurt sistemin e tyre të votimit.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori