Fazliu: Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike
“Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike. Për këtë u ndihmojmë komunave për përforcimin e kapaciteteve të tyre për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje”, deklaroi sot ministri i Pushtetit Vendor, Suhej Fazliu, në konferencë për shtyp në të cilën e paraqiti raportin për njëqind ditët e para nga puna e tij.
Ai theksoi se nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, janë siguruar nga 50.000 dollarë për secilën nga gjithsej 24 komuna për projekte që do të zgjidhen nga qytetarët. Me mjetet e BE-së, në zbatimin e UNDP-së, në minimum pesë komuna do të ndahen grante me vlerë të përgjithshme prej 600.000 euro për ndërtimin e mekanizmit për shpërndarje transparente të mjeteve për projektet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mund të flitet për shoqëri civile, nëse kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave disponojnë me buxhete, veçanërisht në komunat e vogla dhe rurale, të cilat mezi janë të mjaftueshme për paga dhe kompensime, ndërsa të gjitha mjetet e tjera i sigurojnë pushteti qendror, pjesërisht si mjete të dedikuara, ndërsa pjesërisht me trokitje nëpër dyer në ministritë, pa u definuar më herët kriteret”, tha Fazliu, duke u përqendruar në qëndrueshmërinë financiare të komunave.
Ai theksoi se mjetet nga pushteti vendor do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikime partiake dhe të tjera.
Fazliu si prioritet të dytë për pushtetin vendor e theksoi krijimin e kushteve për zhvillim të barabartë rajonal në të gjithë territorin e shtetit.
Ai theksoi se në qershor është shpallur thirrje publike për projekte për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, në suaza të fazës së dytë të Programit IPA të BE-së me vlerë të përgjithshme prej dy milionë e 40 mijë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?