LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: Decentralizimi është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë

Fazliu: Decentralizimi është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl fazliu, sot në Bruksel ka mbajtur fjalim në takimin e 14-të të Komitetit të përbashkët konsultativ mes Maqedonisë dhe Komitetit të rajonit të Bashkimit Evropian.

Ministri Fazliu falënderoi Komisionin Evropian për ndihmën e fuqishme në zbatimin e reformave për integrimin e Maqedonisë në BE, si dhe për rekomandimin deri tek Këshilli i Evropës që të sjell vendim për fillimin për anëtarësim të Maqedonisë në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se Qeveria e Maqedonisë edhe më tej do të fokusohet për vazhdimin e procesit reformues, ndërsa gjitha vërejtjet e raportit do të jenë kornizë për punën dhe suksesin.

“Decentralizimi i pushtetit është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë. Në raportin e Komisionit Evropian është theksuar se përparimi lidhet me shërbimet lokale publike”, tha Fazliu./Telegrafi/