LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Deputeti nga radhët e BDI-së, Bedri fazliu i ftuar në “Magazina Ekonomike”, ku debatohet rreth propozim buxhetit për vitin 2023, tha s ky buxhet është bazuar në katër shtylla shumë të rëndësishme, përfshi edhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Fazliu me këtë rast përmendi procesin e skriningut, duke përkujtuar se në rrjedh e sipër është kapitulli 32.


“Ky buxhet bazohet në principe tjera, në katër shtylla tjera kryesorë, apo 5. E para është lufta me krizën ekonomike, lufta me krizën energjetike, stabiliteti ekonomik dhe zhvillimi ekonomik, konsolidimi fiskal dhe i qëndrueshëm dhe kemi dhe një shtyllë tjetër shumë të rëndësishme ku me miratimin e marrëveshjes së Francës ku vendi jonë ka filluar rrugëtimin e anëtarësimit në BE, ku jemi në fazën e skriningut, momentalisht jemi në kapitullin e 32 dhe ndahen mjete për financimin e këtyre projekteve dhe këtyre ideve sepse së shpejti do të jemi edhe anëtarë I BE-së. Pra kur caktohet koncepti i një buxheti caktohet edhe momentum në të cilën ai buxhet hartohet. Kuptohet kriza ekonomike që ka ardh si shkas i luftës Rusi-Ukrainë, nga 24 shkurt 2022 të cilën luftë askush nuk e kishte paramenduar”, tha Bedri Fazliu nga BDI.

Deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva tha se buxheti për vitin 2023 parashikon mjete për ballafaqimin e pasojave nga kriza energjetike, megjithatë mjete ka edhe për investime kapitale.

“Përparësi kanë masat anti-krizë, të cilat reflektohen në 250 milionë euro, por edhe me ballafaqimin e plotë të pasojave nga kriza energjetike.

Pjesa më e madhe e masave janë planifikuar për rimëkëmbje ekonomike. Për projekte kapitale në buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 800 milion euro”, deklaroi Daniella Koleva nga LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori