LAJMI I FUNDIT:

Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Për ta mbrojtur veten nga COVID-19, Dr Anthony Fauci prej kohësh ka deklaruar se po shmang përqafimet, shtrëngimin e duarve, mbajtjen e maskës si dhe vazhdimisht shmang udhëtimin me aeroplan, shkruan Time.

Ndërsa javën e kaluar, ai bërë të ditur edhe një hap tjetër për të ruajtur shëndetin, duke propozuar marrjen e suplementeve të vitaminës D, transmeton Telegrafi.


“Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në infeksion”, ka deklaruar kreu i Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, gjatë një interviste të postuar në Instagram gjatë javës së kaluar.

“Nuk e kam problem të rekomandoj – personalisht e praktikoj marrjen e suplementeve të vitaminës D”, ka shtuar ai.

Pretendimet se vitamina D mund të parandalojë apo trajtoj COVID-19, është e rëndësishme të potencohet se Fauci nuk ka folur për vitaminën D që ndihmon në veçanti kundër COVID-19.

Ai më shumë ka folur në përgjithësi për rëndësinë e vitaminës D që ruan sistemin tonë imunitar. Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin tonë muskular.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar për Shëndetësi ka bërë të ditur se nuk ka prova të mjaftueshme që të rekomandohet përdorimi i vitaminës D për të parandaluar apo trajtuar COVID-19, por gjithashtu nuk ka prova të mjaftueshme që ndalon rekomandimin e tyre.

Disa studime të kryera kanë dëshmuar se vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit respirator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori