LAJMI I FUNDIT:

Fauci dhe zyrtarë të tjerë të lartë shëndetësorë marrin vaksinën Moderna

Fauci dhe zyrtarë të tjerë të lartë shëndetësorë marrin vaksinën Moderna

Dr. Anthony Fauci dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetit të qeverisë amerikane kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës për COVID-19 të Moderna.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, mori vaksinën në Qendrën Klinike të Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Bethesda, Maryland, përcjell Telegrafi.


Biden merr dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19
Lexo po ashtu Biden merr dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19

Përveç tij, janë vaksinuar edhe sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar, si dhe disa punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor nga klinika mjekësore.

Marrja publike e vaksinës “është si një simbol për pjesën tjetër të vendit”, tha Fauci. “Ndjej besim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine dhe dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësinë të vaksinohen, ta bëjnë – në mënyrë që të kemi një mbulesë mbrojtjeje mbi këtë vend që do t’i jepte fund kësaj pandemie”.

Kjo vaksinë është bashkë-zhvilluar nga Instituti i Sëmundjeve Infektive dhe nga Moderna, kompania e bioteknologjisë me seli në Cambridge, Massachusetts.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën Moderna në fund të javës së kaluar dhe shpërndarja e dozave të para filloi të hënën.

Ndryshe, zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentin e tanishëm Mike Pence janë vaksinuar me vaksinën e prodhuar nga Pfizer/BioNTech. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Kalo në kategori