LAJMI I FUNDIT:

Biden merr dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19

Biden merr dozën e parë të vaksinës ndaj COVID-19

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së coronavirusit, një ngjarje që është transmetuar drejtpërdrejt si pjesë e një përpjekje në rritje për të bindur publikun amerikan se inokulimet janë të sigurta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e Biden, Dr. Jill Biden, i është bashkuar atij në vaksinimin në shtetin e tyre në Delaware.


Ngjarja vjen të njëjtën ditë kur një vaksinë e dytë, e prodhuar nga Moderna, bashkohet me Pfizer në “arsenalin e kombit” në luftën kundër COVID-19.

Ndryshe, udhëheqës të lartë të qeverisë amerikane duke përfshirë zëvendëspresidentin Mike Pence, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit, Mitch McConnell iu dhanë dozat e para të vaksinës, të premten.

Por i munguar në këtë aksion vazhdon të jetë presidenti Donald Trump, i cili nuk ka thënë se kur ka ndërmend të marrë vaksinën. /Telegrafi/