LAJMI I FUNDIT:

Faturim i jashtëligjshëm për rrymën në veri, deklarata e Konjufcës për zgjedhjet dhe vizita e Abazoviqit – lajmet e javës

Faturim i jashtëligjshëm për rrymën në veri, deklarata e Konjufcës për zgjedhjet dhe vizita e Abazoviqit – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Gjykata Supreme vërtetoi që qytetarëve të Kosovës i është faturuar jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në katër komunat veriore të vendit.

Kjo ngjalli reagime në vend, ndërsa nga Avokati i Popullit kanë thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet që të nisë procedurat e kompensimit sa më shpejt sepse e ka detyrim.


Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ua bënë kompensimin e mbi 40 milionë eurove qytetarëve që iu faturua energjia elektrike e shpenzuar në veri, ata do të mund ta padisin këtë institucion.

Po javën që po lëmë pas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar rreth zgjedhjeve në veri, gjersa theksoi se nuk do të ketë shtyrje më.

Të premten, për vizitë në vendin tonë qëndroi kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Kryeministri malazez po qëndron edhe sot në Kosovë.

Gjykata Supreme, qytetarëve i është faturuar jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në katër komunat veriore

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e rrymës të qytetarëve për katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas njoftimit, pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie nuk janë të qëndrueshme.

Gjykata Supreme vërteton që qytetarëve i është faturuar jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në katër komunat veriore
Lexo po ashtu Gjykata Supreme vërteton që qytetarëve i është faturuar jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në katër komunat veriore

“Nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore.

Prandaj, me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Po ashtu, aty thuhet se konsumatorët, pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri.

“Bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, përfundon njoftimi.

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Nuk do të shtyhen më

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca një ditë më parë është deklaruar për zgjedhjet e 23 prillit në veri për të cilat tha se nuk do të shtyhen.

Ai tha se zgjedhjet në veri janë shtyrë një herë në marrëveshje me ndërkombëtarët, mirëpo siç potencoi ai zgjedhjet e 23 prillit nuk do të shtyhen më dhe se kjo ka përfunduar si tregim.

Kreu i Kuvendit të Kosovës më tej deklaroi se pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e 23 prillit nuk do të ketë formim të Asociacionit.

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Nuk do të shtyhen më
Lexo po ashtu Zgjedhjet në veri, Konjufca: Nuk do të shtyhen më

“Mendoj që ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i QUNT-it edhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës serbe, jo Listës serbe por thjesht pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Ky ka qenë qëndrim i QUINT-it. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrjen e…mendoj që Kosova nuk ka nevojë fare të lëviz nëse nuk ka zhvillime në këtë drejtim.

Pra, nuk mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, Beogradi, Serbisë që ata të vendosin që kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodh…Zgjedhjet janë shty njëherë dhe ato janë shtyrë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtarëve dhe kemi marrë garanci që nuk do të shtyhen më dhe kjo ka përfunduar si tregim”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje tha se “Serbia e mendon që kjo marrëveshje e ka vetëm një kapitull, e ka vetëm Asociacionin. E unë mendoj që Asociacioni është kapitulli i fundit i kësaj marrëveshje dhe kështu është në të vërtetë. Aty nuk ka as referencë eksplicite…”.

Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviq: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nga e enjtja po qëndron për vizitë në Kosovë, ndërkaq është takuar me zyrtarë shtetërore, kryetarë të partive opozitare e përfaqësues tjerë.

Kryeministri malazez pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media theksoi se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa procese politike, transmeton Telegrafi.

Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta
Lexo po ashtu Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja histori. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehte për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai shtoi se “ardhmërinë tonë e shohim në Bashkimin Evropian, edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë treguar që me drejtësinë e tyre kundër korrupsionit kanë pasur shumë sukses”.

Abazoviq në fund të konferencës ftoi kryeministrin Kurti për një vizitë në Podgoricë.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti se bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë nënshkruar sot marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori