Fatura e muajit mars me tarifa të reja, KESCO shpjegon si do të llogaritet çmimi

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) njofton se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, në bazë të vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Sipas KESCO, konsumi do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh dhe në dy intervale ditore, përkatësisht ditë e natë.
“Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë”, thuhet në njoftim.
Në faturën e konsumatorit do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh.

“Do të llogariten aq sa ka shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00. Ndërsa shpenzimet e bëra nga konsumatorët pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët, që është bindshëm më e lira në Evropë dhe ndër më të lirat në botë. Konsumi nga 801kWh e tutje në tarifën e lartë, shembull gjatë ditës do të shënohet me A1/B2, ndërsa konsumi në tarifën e ulët shënohet me kodin A2/B2. Pas procesit të leximit, konsumi për bllok do të llogaritet me çmimet përkatëse. Fatura përfundimtare do të kalkulohet duke shtuar edhe tarifën fikse, që për konsumatorët e amvisërisë është 1.74 euro dhe TVSH-në në shumën 8 për qind”, thekson KESCO.
Kompania tregon se mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken fare nga rritja e tarifave.
“Sa u përket atyre të cilët e kalojnë bllok-tarifën, KESCO apelon që të kursejnë maksimumin, për t’ia lehtësuar barrën vetes dhe sistemit elektroenergjetik të vendit në këtë kohë krize, kur çmimet në tregun ndërkombëtar kanë arritur shifra marramendëse”, tregon kompania.
Në fund, KESCO ka integruar në faqe një faturë me të gjitha shpjegimet e nevojshme në formë vizuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen