LAJMI I FUNDIT:

Faton Abullahu: Pse nuk u ftua opozita në manifestimet e 20-vjetorit të lirisë?

Faton Abullahu: Pse nuk u ftua opozita në manifestimet e 20-vjetorit të lirisë?

Ish-këshilltari i  ish-kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka reaguar për mungesën e përfaqësuesve të opozitës në manifestimet dhe takimet e sotme me mysafirët amerikanë, që ishin në Prishtinë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Abdullahu, përmes një postimi në Facebook, thotë se “përfaqësuesit opozitarë sot është dashur të ulen në rendin e parë, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve. Ata është dashur të jenë në të gjitha takimet me mysafirët amerikanë”.

Postimi i plotë i Abdullahut:

“Ku ishte sot opozita

Në të gjitha manifestimet e sotme nuk e pash asnjë opozitar. Nuk i pash une apo nuk ishin aty? Pse nuk janë ftuar ata? Mua kjo më duket absurde. Si ka mundësi? Përfaqësuesit opozitarë sot është dashur të ulen në rendin e parë, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve. Ata është dashur të jenë në të gjitha takimet me mysafirët amerikanë. Ata përfaqësojnë shumë qytetare të Kosovës. Në të vërtetë në rastin aktual, shumicën. Në çdo vend normal demokratik manifestime të kësaj natyre i bënë bashkë të gjithë, pozitë-opozitë. Nuk kam informacione, as që e di pse dhe si ka ndodh kjo. Por nuk është hera e parë. Mungesë kulture shtetndertuese. Ndërkëmca, gjelozi, anashkalime etj. Kjo traditë e keqe duhet të ndryshoj. Marre” (sic.), ka shkruar Abdullahu. /Telegrafi/