LAJMI I FUNDIT:

Fatime Fetai do që të bëhet Presidente e Maqedonisë (Video)

Fatime Fetai do që të bëhet Presidente e Maqedonisë (Video)

Prokurorja speciale, Fatime Fetai në pjesën e tretë të intervistës për portalin A1on ka thënë se në të ardhmen do të dëshironte të bëhej kryetare e Maqedonisë

”Me këtë profesion që bëjë tani, unë e arrita qëllimin dhe kulmin e karrierës. Nuk dua ta fsheh dhe do ta them për herë të parë. Kur të bëhem 50 vjeçare, pasi atëherë vlerësoj se do të jem stabile me emocionet, dua dhe do të jem shef normal i një shteti normal. Do të arrijë në këtë,” tha Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Udhëheqësja e Fetai, Katica Janeva do që në të ardhmen e afërt, brenda pesë viteve të jetë e para e komunës apo deputete. ”Do të doja të provoja politikën si kryetare e Komunës së Gjevgjelisë ose deputete. Shpresoj se deri atëherë disa gjëra edhe në politikë do të ndryshojnë” tha kryeprokurorja Katica Janeva, duke folur për pesë vitet e ardhshme.

Kolegia e Fetait, Lençe Ristoska nuk e di saktë çka do të bëhet në të ardhmen por thotë se nuk ju frikohet sfidave.
”Në karrierë asnjëherë nuk kamë parë që të jem prokurore. Ishte natyrale që të jem prokurore. Nuk e di në të ardhmen kah do të shkojë karriera ime. Nuk ndjej presion që të lidhem me një profesion në të ardhmen. Ku e shoh se jam e aftë dhe mund të kontribuoj atje shkoj. Nuk mund të parashikoj se ku do të më çoj karriera. Do të zgjidhja profesion që më bënë të lumtur,” thotë kolegia e Fatime Fetait, Lençe Ristoska.

Përndryshe, kjo është pjesa e tretë e intervistës më ndryshe me tre gratë më të njohura në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori