Aktori irlandez, i cili thotë se nuk ka përdorur drogë qe tre vjet dhe nuk ka konsumuar alkool qe dy vjet, është i mendimit se në jetën e tij dominojnë kujtimet e mira.

“Të mirat dhe të këqijat nëpër të cilat kam kaluar, madje edhe kur bëhet fjalë për rehabilitimin, nuk janë një tregim i dhimbshëm”.


“Asgjë nga ato nuk janë tregime të pikëlluara. Kam kaluar momente të shkëlqyera dhe kam disa kujtime të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të mira të cilat nuk i mbaj mend”, ka treguar Farrell. /Telegrafi/