LAJMI I FUNDIT:

“Fantazma e Kievit”, e vërteta e fotos që u shpërnda në media

“Fantazma e Kievit”, e vërteta e fotos që u shpërnda në media

Lufta në Ukrainë deri më tani është shoqëruar me fotografi, video dhe lajme të pavërteta me qëllim ndikimin e opinionit publik. Në jo pak raste propaganda ruse, por edhe ajo ukrainase, është bërë pjesë e kësaj lufte.

Një rast i tillë është dhe fotografia e “Fantazmës së Kievit” e postuar nga ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko që më pas u publikua nga mediat, edhe ato shqiptare.


Në të vërtetë fotografia i përket një stërvitje ushtarake të vitit 2019.

Fotografia e “Fantazmës së Kievit”, pilotit i cili ka rrëzuar 6 avionë rusë për pak minuta pas fillimit të sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën, është postuar në 25 shkurt 2022, nga ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Foto e marrë nga faqja zytare në Twitter e Poroshenkos

Fotografia paraqet një pilot të ulur në kabinën e avionit të tij të tipit MIG-29, me një maskë dhe helmetë në kokë, duke ngritur gishtin e dorës lart. Postimi mori 18 mijë pëlqime dhe është shpërndarë nga mbi 3600 ndjekës.

Në të vërtetë, fotoja i përket vitit 2019 dhe është postuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes së Ukraninës në Twitter.  Në pamje është një pilot ukrainas, i cili testonte helmetet e reja franceze. Më pas fotografitë u publikuan një artikull nga Gazeta.ua.

Origjina e fotografisë verifikohet me një kërkim në “Google Reverse Image”, ku menjëherë pas klikimit shfaqen edhe disa fotografi të tjera që janë publikuar në vitin 2019. Ndërkaq mediat postuan vetëm si fotografi pa treguar se cilit fakt po i referoheshin.

Origjina e fotografisë verifikohet me një kërkim në “Google Reverse Image”, ku menjëherë pas klikimit shfaqen edhe disa fotografi të tjera që janë publikuar në vitin 2019.

Foto e vitit 2019, publikuar nga Gazeta.ua

Pre e këtij keqinformimi fatkeqësisht ranë edhe mediat shqiptare, të cilat pa e verifikuar njëherë origjinën e fotografisë, raportuan atë se çfarë kishte thënë ish-presidenti, madje disa e postuan vetëm si fotografi pa treguar se cilit fakt po i referoheshin.

Përdoruesit e rrjeteve sociale thuajse në baza ditore bien pre e keqinformimit dhe dizinformimit për luftë në Ukrainë.

Kjo nuk i referohet vetëm raportimeve të medieve, por edhe postimeve në profile e faqe të ndryshme në këto rrjete qoftë nga persona që mbajnë poste publike. Krahas këtyre, kemi edhe raste të personave që shfrytëzojnë mundësinë që të përfitojnë financiarisht apo në gjenerim të pëlqimeve në rrjetet e tyre sociale.

Harta tregon si po qarkullon keqinformimi rreth pushtimit të Ukrainës, nga organizatat faktverifikuese, anëtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN) Faktoje si pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN) është e fokusuar në verifikimin e lajmeve, fushatave, fotografive dhe videove që lidhen me situatën aktuale në Ukraninë.

Me nisjen e sulmeve ruse kundër Ukrainës në shkurt të këtij, rezulton një rritje e menjëhershme e shprëndarjes së fotove dhe videove të rreme si dhe fushatave mashtruese për mbledhjen e fondeve gjoja në ndihmë të popullit Ukrainës.

Fotografia paraqet një pilot të ulur në kabinën e avionit të tij të tipit MIG-29, me një maskë dhe helmetë në kokë, duke ngritur gishtin e dorës lart. Postimi mori 18 mijë pëlqime dhe është shpërndarë nga mbi 3600 ndjekës.

Në të vërtetë, fotoja i përket vitit 2019 dhe është postuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes së Ukraninës në Twitter.  Në pamje është një pilot ukrainas, i cili testonte helmetet e reja franceze. Më pas fotografitë u publikuan një artikull nga Gazeta.ua.

*Shkrimi u publikua si pjesë e “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Shqipëri, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë- Faza II” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Agnesa Sejdiu