Ish-punonjësit dhe fansat e Ellen De Generes kanë shpërthyer me postime në rrjetin social Twitter duke treguar historitë nga më të tmerrshmet për të.

Komiku Kevin T. Porter të premten kishte bërë një postim duke u bërë thirrje njerëzve t’i shkruajnë atij  “tregimet më të çmendura për DeGeneres në një përpjekje për të mbledhur para për ushqim në Los Angeles”, shkruan Daily Mail.

Menjëherë pas postimit, llogaria e Porter ishte përmbysur nga shkrimet e përdoruesve të ndryshëm në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, Porter i kujtoi audiencës së tij që tregimet që ata i dorëzojnë të jenë reale, pasi që bota ka nevojë për dashamirësi në këto momente.

Sipas një ndjekësi, ish-autorja kryesore e emisionit të saj, u pushua nga puna pasi nuk e shkeli grevën e shkrimtarëve për t’u kthyer në punë, gjë e kishte acaruar Ellenin.

Shkrimtari tjetër, Benjamin Siemon, vendosi të shpalosë disa nga historitë e tij. Sipas Siemon, ajo kishte një mënyrë të veçantë të urrejtjes ndaj njerëzve, pasi çdo ditë zgjidhte një në set për ta urryer duke gjetur arsyetime nga më të ndryshmet.

“Të gjithë duhet të përtypin çamçakëz nga një tas jashtë zyrës së saj përpara se të flasin me të dhe nëse ajo mendonte se mbanë erë të keqe do të duhej të shkoje në shtëpi dhe të laheshe”, ka deklaruar.

Një përdorues tjetër, e që ishte kamerier kishte treguar se si një pjatë në dorën e tij kishte qenë e copëtuar dhe Ellen menjëherë i kishte shkruar shefit të tij, edhe pse pjata nuk i ishte servuar, por vetëm pse qëndronte në dorën e tij.

Një përvojë të tillë e kishte pasur edhe një përdorues në restorant, pasi salmonin të cilin e kishte porositur ajo nuk kishte qenë si duhet, si pasojë ia kishte hedhur në fytyrë kamerierit.

Ndërkaq, Ellen është një ngaprezantueset më të dashura për publikun, pasi qëndron me vite të tëra në ekranet televizive me emisionin e saj, ‘The Ellen DeGeneres Show’. /Telegrafi/