Edhe pse nga muaji mars u prekën nga pandemia me coronavirus, klubet në Evropë kanë arritur  të fitojnë shuma të majme nga shitja e fanellave.

Viti 2020 ka qenë më i pazakonti në shekullin 21-të, pasi virusi global detyroi që shumë aktivitetet të ndërpriten dhe bota të kishte pushim.


Sipas FootyHeadlines, Barcelona ka arritur të shesë mbi gjashtë milionë fanella nëpër botë, duke rrëmbyer kështu vendin e parë.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munichu që po ashtu ka shitur mbi gjashtë milionë fanella, e Chelsea qëndron mbrapa Bavarezëve në të tretin.

Manchester United, Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali, kanë arritur të shesin mbi pesë milionë fanella në këtë vit.

Derisa, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani, kanë realizuar mbi katër milionë shitje fanellash për vitin 2020.

-Barcelona: 6,637,000

Barcelona 1

-Bayern Munich: 6,312,000

bayern 3

-Chelsea: 6,102,000

hakim ziyech tammy abraham chelsea 2020 21 l791fc79bd9d1vmh9i3rc6xs4

-Manchester United: 5,977,000

1603563917577 lc galleryImage MANCHESTER ENGLAND OCTOBE

-Real Madrid: 5,866,000

marcelo

-Paris Saint Germain PSG: 5,212,000

psg 4

-Arsenal: 5,055,000

arsenali

-Atletico de Madrid: 4,977,000

Atletico 1

-Juventus: 4,678,000

Juventus 2

-Milan: 4,287,000

milan 2

Në anën tjetër, fanella e Lionel Messit është më e shitura në botë, duke u blerë nga tifozët mbi katër milionë herë.

Në vendin e dytë befasisht gjendet Christian Pulisic i Chelseat, me fanellën e tij që është shitur rreth tre milionë copa dhe këtu besohet të ketë ndikim Amerika, e që tifozët atje e adhurojnë anësorin e bluve.

Në vendin e tretë është Cristiano Ronaldo me mbi dy milionë fanella të shitura, derisa pas tij vijnë, Kylian Mbappe dhe Marcus Rashford:

-  Lionel Messi (4,857,496 fanella të shitura)

Screenshot 4 64

- Christian Pulisic (3,682,115)

Screenshot 3 63

- Cristiano Ronaldo (2,552,200)

Screenshot 2 91

- Kylian Mbappe (2,352,108)

Screenshot 1 117

- Marcus Rashford (670,381). /Telegrafi/

manchester united cup home shirt 2020 21 with rashford 10 printing ss4 p 12038766u 2qxqz45ioxt6fnio569sv de81121a4b24402f8918ee7580e6a5bb

telegrafi sport app