LAJMI I FUNDIT:

Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë

Familjes Berisha iu vranë pesë burrat e shtëpisë

Shtëpia e familjes Berisha në Kosuriq të Pejës tashmë është mbush me njerëz.

Menjëherë pasi të afërmit kanë marrë lajmin e kobshëm për vrasjen e dy vëllezërve Berisha, ata kanë mësyer shtëpinë e tyre në fshatin Kosuriq.


Klan Kosova, ka intervistuar disa nga të afërmit e tyre, të cilët nuk kanë ndonjë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë

Por ata kanë treguar se edhe babai i viktimave ishte vrarë para luftës, dyshohet se për çështje pronësore.

Po njëjtë për këtë çështje, dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për babain, njofton Klan Kosova.

Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Krushec të Pejës
Lexo po ashtu Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Krushec të Pejës

Ndërsa sot të vrarë në një pyll në fshatin Kryshec janë gjetur edhe dy vëllezërit tjerë.

Familjarët janë duke i pritur trupat e viktimave, ndërsa me ta do të kthehet edhe nëna e tyre e cila ka shkuar në Prishtinë, për ta përcjellë procesin e obduksionit.

Arsim Berisha, i vrarë sot kishte 32 vjet, ndërsa vëllau i tij Ramizi, ishte 27 vjet dhe i martuar.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori