LAJMI I FUNDIT:

Familja thotë se Sabit Geci është në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon t’i mundësohet shërimi jashtë vendit

Familja thotë se Sabit Geci është në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkon t’i mundësohet shërimi jashtë vendit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të paktën kështu ka bërë të ditur vajza e tij, Fitore Geci.

“Sabit Geci aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, duke u bazuar nga raportet e mjekëve dhe gjendja i është rënduar edhe më shumë kohëve të fundit”, ka shkruar Fitorja në një postim në Facebook.


Sipas saj, mjekët kanë konstatuar se duhet urgjentisht Sabit Geci t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të rrezikut të shtuar për jetën e tij.

Vajza e tij më tej ka shtuar se si familje e Sabit Gecit i janë drejtuar Avokatit të Popullit si adresa e fundit e shpresës, që babit të saj t’ia realizojnë të drejtën për shërim jashtë vendit.

“Më datën 13 gusht 2016, Ministrija e Drejtësisë ka urdhëruar kthimin e familjarit tonë në Qendrën Korrektuese në Dubravë edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë. Sabit Geci i është bindur këtij urdhri dhe është kthyer në Qendrën Korrektuese, por ndërkohë gjendja shëndetësore ka vazhduar të përkeqësohet”, shkruan më tej vajza e Sabit Gecit.

Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet e Kosovës i mohojnë babit të saj të drejtën elementare siç është trajtimi adekuat mjekësor.

“ Babai mund të vdes i cili për momentin është duke iu mohuar shërimi pa asnjë të drejtë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Ne familja e Sabit Gecit i jemi drejtuar Avokatit te Popullit si adresa e fundit e shpresës se dikush do të i’a realizoj të drejtën për shërim një të burgosuri që është duke vuajtur dhe ka nevojë imediate për shërim jashtë vendit. Shantazhet që po i bëhen janë çnjerëzore. Sabit Geci aktualisht është ne gjendje shumë te rëndë shëndetësore , duke u bazuar nga raportet mjekëve dhe gjendja është renduar edhe me shumë kohëve të fundit. Mjekët kanë konstatuar nevoje urgjente per te iu nënshtruar operimit për shkak të rrezikut të shtuar për jetën e tij , sidomos duke pasur parasysh intervenimet e shumta qe ka pasur ne te kaluarën. Me datën 13 gusht 2016 , Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar kthimin e familjarit tonë ne Qendrën Korrektuese në Dubravë edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rendë. Sabit Geci i është bindur këtij urdhri dhe është kthyer në Qendrën Korrektuese , por ndërkohë gjendja shëndetësore ka vazhduar të përkeqësohet. Me 12.01.2017 ,Avokati ka dorëzuar një kërkesë për pezullimin e ekzekutimit te dënimit ne Ministrinë e Drejtësisë , ku shpjegohet gjendja e rendë shëndetësore e Sabit Gecit dhe e njëjta dëshmohet me raportet nga Qendra Klinike Universitare dhe Spitali i Tiranës. Deri me tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje , ndërkohë qe kjo heshtje e institucioneve tona ne një rast kur një qytetar i këtij vendi lufton për jetën e tij , është e papranueshme dhe shkel rendë të drejtat e njeriut. Është e papranueshme qe institucionet e Kosovës mohojnë te drejtën elementare siç është trajtimi adekuat mjekësor. Babai mund të vdes i cili për momentin është duke iu mohuar shërimi pa asnjë të drejtë.(sic.) /Telegrafi/

Baba po vdes prej mungesës se përgjegjesisëNe familja e Sabit Gecit i jemi drejtuar Avokatit te Popullit si adresa e…

Posted by Fitore Geci-Gagica on Donnerstag, 9. Februar 2017

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori