LAJMI I FUNDIT:

Familja shqiptare gjen 115 mijë euro, i dorëzon paratë në polici (Video)

Familja shqiptare gjen 115 mijë euro, i dorëzon paratë në polici (Video)

Një familje turistësh shqiptar në Llogara, gjen një sasi prej 115 mijë euro dhe i dorëzon në Polici. Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar.

Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mijë euro dhe ka proceduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar!

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë strukturave policore.

Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas Ukrainas.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur procedimin penal për shtetasit :

S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal.

Policia falënderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë. Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar. /Telegrafi/

Sondazh: A do ti kthenit ju paratë e gjetura?

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori