LAJMI I FUNDIT:

Familja Mijallkov futet në biznesin e naftës në Maqedoni (Video)

Familja Mijallkov futet në biznesin e naftës në Maqedoni (Video)

Familja e ish-kreut të kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, është futur në biznesin e naftës në vend. Dy djemtë e tij kanë themelua firmën ”Best Vej Investment” në sferën e ndërtimtarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova Tv, më 31 tetor të vitit të kaluar, djemtë e tij kanë themeluar një firmë të re, ”Ompetrol Oil DOOEL Petrovec” që është e regjistruar si firmë biznesi për naftë dhe se kanë marrë liçencë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.


Për këto të dhëna, në Kuvendin e Maqedonisë diskutoi deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, i cili gjithashtu nxori të dhëna të ngjashme./Telegrafi/