LAJMI I FUNDIT:

Familja katër anëtarëshe dënohet me vdekje, vranë qiradhënësin dhe familjen e tij

Familja katër anëtarëshe dënohet me vdekje, vranë qiradhënësin dhe familjen e tij

Një familje e tërë prej katër anëtarësh u dënua me vdekje sot nga një gjykatë kineze, pasi ata u shpallën fajtor për vrasjen e qiradhënësit të tyre dhe gjithë familjes së tij.

Kriminelët vranë qiradhënësin e tyre si dhe bashkëshorten e dy fëmijët e rritur në vitin 2017, pasi këta të fundit kishin kërkuar vazhdimisht për të paguar qiranë, njofton Gjykata e Lartë e Qingdao, përcjell Telegrafi.


Rasti i krimit të rëndë, që ka ndodhur në një nga qytetet më bashkëkohore të Kinës, ka tronditur tërë kombin kinez.

Kriminelët dhe viktimat kanë jetuar në të njëjtën ndërtesë banimi në rrethin Chengyang të Qingdao, një qytet i madh në Kinën lindore me më shumë se gjashtë milionë banorë.

Kriminelët e dënuar janë: Li Jizhong 40, gruaja e tij Li Chenghua, 32, babai i tij Li Zhongzhi, 68 vjeç, dhe nëna e tij Jin Shanjin, 68 vjeç.

Të dënuarit janë shtetas kinezë, por me kombësi koreane, sipas një njoftimi të lëshuar nga policia kineze.

Kronologjia e ngjarjes

Familja Li jetonte në katin e pestë, ndërsa familja e qiradhënësit, familja Ji, jetonte lart në katin e gjashtë.

Raportet nga viti 2017 thonë se familja Li kishte jetuar me qira në banesën e nikoqirëve për një muaj, por ende nuk kishte paguar qiranë mujore prej 18,000 juanë (2,250 euro).

Në një deklaratë të lëshuar sot (e premte), gjykata në Qingdao tha se Li Jizhong e kishte menduar të rrëmbente qiradhënësin dhe familjen e këtij të fundit pasi ai kishte ardhur në mënyrë të vazhdueshme për të kërkuar atë dhe familjen e tij të paguanin qiranë në tetor 2017.

Gjykata tha se Li Jizhong(qiraxhiu) planifikoi të vjedh familjen Ji pasi t’i kishin rrëmbyer ata, kështu që ai dhe familja e tij ‘mund të kishin një jetë më të mirë’.

Li Jizhong pastaj e bindi gruan dhe prindërit e tij për t’u bashkuar me planin e tmerrshëm, dhe të gjithë ata ranë dakord.

Ata planifikuan në fillim ta mashtrojnë familjen Ji në banesën e tyre dhe t’i vrasin ata nëse dështon plani fillestar.

Gjykata tha se familja Li i tha së pari pronarit, kreut të familjes Ji, se televizioni i tyre ishte i thyer dhe kishin nevojë për një servisim, Plani funksionoi dhe ata rrëmbyen qiradhënësin e tyre.

Për gruan e Ji, kishin gjetur një arsyetim pak më ndryshe. Ata e ftuan atë për ta ri negociuar kontratën e qirasë, por ajo refuzoi dhe u “detyruan” ta vrasin.

Rreth orës 21, familja Li e ftoi djalin e qiradhënësit në banesën e tyre për ta ‘qetësuar’.

Ndërsa përpiqeshin ta rrëmbejnë, ai bërtiti, kështu që ata e mbytën atë gjithashtu.

Fatin e njëjtë si vëllai, e pësoi edhe vajza e familjes Ji, kur u ftua për të biseduar për kontratën e qirasë, ndërkohë që para vrasjes ajo raportohet se u përdhunua.

Pasi qiraxhinjtë grabitën rreth 700 euro, vranë me litarë edhe kryefamiljarin që e kishin rrëmbyer të parin.

Pas krimeve të tmerrshme, familja Li e la banesën e tyre që e kishin me qira dhe iku në Pekin me taksi në mëngjesin e 15 nëntorit.

Ata u kapën nga policia rreth orës 18:00 më 16 nëntor.

Gjykata tha se të katër kriminelët kishin pranuar fajësinë.

Ajo tha se motivet e kriminelëve ishin ‘jashtëzakonisht të neveritshme’ dhe metodat e tyre të vrasjes ishin ‘jashtëzakonisht mizore’.

Gjykata shtoi se sjellja e tyre kishte sjellë dëm të madh ndaj shoqërisë me ‘pasoja veçanërisht të rënda’.

Li Jizhong u gjet fajtor për grabitje, përdhunim dhe vrasje me dashje.

Li Chenhua, Li Zhongzhi dhe Jin Shanjin u shpallën fajtorë për vrasje me dashje.

Të gjithë ata u dënuan me vdekje.

Gjykata tha se kriminelët kishin zgjedhur të mos apelonin.

Data e ekzekutimit ende nuk është shpallur./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori