LAJMI I FUNDIT:

Familja e dy djemve kosovarë që u zhdukën në Gjermani i shpëton dëbimit

Familja e dy djemve kosovarë që u zhdukën në Gjermani i shpëton dëbimit

Të enjten, më 19 prill, në Borsdorf pranë Leipzigut të Gjermanisë, ishte ngritur alarmi se ishin zhdukur dy fëmijë, vëllezërit Leotrimi 11 vjeç dhe Qëndrimi, 13 vjeç.

Një ditë më vonë (dje, më 20 prill), këtë shqetësim e kishin shpërndarë edhe mediat gjermane, dhe duke iu referuar atyre, edhe ato shqiptare.


Ndërkaq sot, në orët e paradites mediet në Kosovë e kishin lajmin nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, se dy vëllezërit janë gjetur.

Mediet gjermane nuk kishin njoftuar për këtë deri para më pak se një ore, kur televizioni gjerman MDR ka dhënë lajmin në vijim:

“Dy djemtë kosovarë janë gjetur sërish. Ata kanë ardhur të premten shëndosh e mirë në qendrën e përbashkët të banimit në Borsdorf (ku kanë qenë të vendosur si azilkërkues, së bashku me familjarët tjerë). Sipas policisë, në asnjë moment ata nuk kanë qenë në rrezik jete”.

Ndërsa ajo që është më simptomatike në këtë lajm është se: “Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi që fëmijët (dy djemtë) nuk ishin në qendrën e strehimit bashkë me familjen, dëbimi nuk u bë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori