LAJMI I FUNDIT:

Falen 500 mijë raste penale të lidhura me marihuanën në Illinois

Falen 500 mijë raste penale të lidhura me marihuanën në Illinois

Guvernatori i shtetit federal amerikan të Illinoisit ka fshirë nga regjistrat penal gati 500 mijë raste në lidhje me kanabisin.

J. B. Pritzker ka zgjidhur çështje shtetërore jo-kriminale të marihuanës, së bashku me 9,219 dënime të nivelit të ulët të kanabisit deri në fillim të vitit 2021.


Demokrati nënshkroi Aktin e Legalizimit të Përdorimit të Marijuanës Rekreative në Illinois, zbatimi i të cilit filloi vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Kjo bëri të mundur fshirjen e pothuajse 770 mijë banorëve nga regjistrat e krimeve të lidhura me marihuanën, gjë që tregon se regjistrat e dënimeve penale u shkatërruan ose vulosën nga regjistrat shtetërorë ose federalë, citojnë mediat e huaja.

Guvernatori tha se mund të duheshin katër vjet për të shqyrtuar çështjet, por njoftoi se pothuajse “500 mijë prej tyre ishin hedhur përpara fillimit të vitit 2021”.

Ndryshe, legalizimi i kanabisit në vend ka krijuar gjithashtu një program që riinveston 25 për qind të të ardhurave nga taksat në një fond për zhvillimin e të rinjve, projekte anti-dhunë, zhvillim ekonomik dhe shërbime të ndihmës juridike civile në zona me nivele të larta të dhunës dhe varfërisë së fëmijëve dhe një numër të madh të njerëzve në burgje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori