LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti Ekonomik dhe Devolli Group me marrëveshje të rëndësishme – mundësi punësimi për studentët

Fakulteti Ekonomik dhe Devolli Group me marrëveshje të rëndësishme – mundësi punësimi për studentët

Me pajtim të dy palëve, Fakulteti Ekonomik dhe Devolli Group përmes Jona Devollit, CEO – arrijnë marrëveshje në interes të studentëve të këtij drejtimi.

Kjo marrëveshje bazohet në dy pika kryesore e që janë:

-Ofrimi i praktikës me mundësi punësimi, me kohë të plotë, për studentët e Fakultetit Ekonomik

– Fakulteti Ekonomik, do të ftojë si “Guest Speaker”, përfaqësuesit e Devolli Group, në ligjerata dhe organizime të ndryshme. Përfaqësuesit e kompanisë do të kenë rastin për shpalosjen e shërbimeve dhe produkteve që ofron kompania dhe ofrimin e më shumë informacioneve nga ana praktike.

CEO, Jona Devolli dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.Dr.Driton Balaj vlerësojnë rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të ofruar mundësitë më të mira për studentët.

Devolli Group në përputhje me vizionin dhe objektivat strategjike biznesore synon t’i qëndrojë afër Universitetit të Prishtinës, Fakultetit, stafit dhe studentëve për t’i shpërfaqur në mënyrë të vazhdueshme nevojat reale të sektorit.