LAJMI I FUNDIT:

Fakte të anatomisë femërore të cilat shumica e meshkujve nuk i dinë

Fakte të anatomisë femërore të cilat shumica e meshkujve nuk i dinë

Vulva është pjesa e jashtme e gjenitaleve femërore të cilat njerëzit shpesh i ngatërrojnë me vagjinën

Vrima e vagjinës është në të vërtetë vetëm një element i vulvës që përfshin buzët e mëdha, buzët e vogla, klitorin…


Gratë nuk urinojnë nga vagjina

Gratë nuk urinojnë nga vagjina por nga uretra, e cila është një nga tri vrimat “atje poshtë”. Uretra është e vendosur në gjysmë të rrugës midis klitorit dhe vagjinës. Ajo është kanali që lidh fshikëzën me botën e jashtme dhe nga aty del urina.

Nën të është vagjina – ku penisi hyn gjatë marrëdhënieve vagjinale dhe nga ku gjaku del gjatë menstruacioneve. Vrima e tretë është anusi përmes të cilit zbrazim zorrët, transmeton Telegrafi.

Çfarë saktësisht është vulva?

Vulva është pjesa e jashtme e organeve gjenitale femërore të cilën njerëzit shpesh e ngatërrojnë me vagjinën. Vrima vagjinale është në të vërtetë vetëm një element i vulvës që përfshin labia majora, labia minora, klitorin, gjëndrat e Bartholit dhe dy gjëndra të vogla në të dy anët e vagjinës.

Roli i vulvës është të mbulojë dhe mbrojë organet gjenitale dhe uretrën.

Bota e vulvës është shumë e larmishme

Vulva nuk duhet të duket në ndonjë mënyrë të veçantë. Sidoqoftë, kërkesa për labioplastikë (një procedurë estetike që ndryshon pamjen buzëve të vulvës) po rritet nga viti në vit, shkruan iflscience.com.

Në fakt, sipas një studimi të botuar në revistën Obstetrics and Gynecology BJOG, është mjaft e pakuptimtë madje të përpiqesh edhe të “krijosh” madhësinë apo forma mesatare, sepse diapazoni i formave dhe i madhësive është i madh.

Në faqen e Internetit të Labial Library, ju mund të gjeni një pasqyrë se sa e larmishme është bota e vulvës.

Seksi nuk do ta shpenzojë “vagjinën”

Shumë seks apo shumë partnerë seksualë nuk do ta “dobësojnë” vagjinën, sepse marrëdhëniet seksuale nuk e zgjerojnë përgjithmonë. Muskujt e vagjinës zgjerohen dhe relaksohen gjatë eksitimit dhe pas marrëdhënies sërish tkurren.

E kundërta e kësaj, nëse është “tepër e ngushtë”, me siguri femra nuk është e eksituar aq sa do të duhej të jetë apo në atë moment seksi nuk i intereson, ose megjithatë nuk ka kohë të mjaftueshme për “ngrohje”. Ekzistojnë vetëm dy gjëra të cilat mund të ndikojnë në elasticitetin e vagjinës, ato janë lindjet dhe plakja.

Tamponi nuk mund të lëvizë

Femrat nuk mund t’i mbajnë menstruacionet ashtu siç nuk është e mundshme të mbajnë urinën – ajo thjesht patjetër duhet të dalë jashtë, herët apo vonë. Gjithashtu, tamponi nuk mund të humbet në trupin e femrës.

Qafa e mitrës, e njohur si indi i cili bashkon vagjinën me mitrën dhe vendi ku vihet tamponi, është e gjatë vetëm disa centimetra dhe pikërisht është në formë të një rruge qorre. Kjo do të thotë që nëse e vendosni tamponin, ai nuk ka ku të shkojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori