Fahrije Hoti rrëfen historinë e saj në “Rrugëtimi” - nga lufta te ndërtimi i biznesit “Krusha”

Një histori që nis me dhimbje të madhe dhe vazhdon me forcë të jashtëzakonshme do të vijë së shpejti në podcastin “Rrugëtimi” në Telegrafi, me redaktoren Jehona Hulaj.
Në episodin e radhës, e ftuar është Fahrije Hoti, themeluese e ndërmarrjes “Krusha”, e cila do të ndajë rrugëtimin e saj nga humbjet gjatë luftës deri te ndërtimi i një biznesi që sot është simbol i fuqizimit të grave në Kosovë.
“Një fshat me shtatë mijë banorë… janë vra dyqind e njëzet e gjashtë burra, në mesin e tina edhe bashkëshorti”, rrëfen ajo për fillimin e një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Pavarësisht sfidave, vendimi për të mos u dorëzuar u kthye në pikënisje të një rruge të re.
“Do me fillu diçka me punu se përndryshe nuk jetohet kështu”, thotë Hoti, duke përshkruar momentin që ndryshoi gjithçka.
Nga disa produkte të thjeshta, rrugëtimi i saj mori formë konkrete.
“Vendosëm m’i ekspozu disa kavanoza me prodhim turshi…”, kujton ajo fillimet e para.
Episodi i plotë publikohet të hënën e ardhshme në të gjitha platformat e Telegrafit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





















































