Facebook tha se do t’i forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedhjet në Evropë dhe gjetkë.
Mjetet shtesë do të lansohen në Bashkimin Evropian në fund të marsit, për të ndihmuar në transparencë më të madhe të reklamave politike në Facebook, tha udhëheqësi i komunikimeve në gjigantin e teknologjisë, Nick Clegg.
Rregullat e reja do të kërkojnë që reklamat politike, të lidhura me zgjedhjet e BE-së në maj, “të autorizohen”.
Clegg, ish-zëvendëskryeministër i Britanisë, i cili është punësuar në Facebook në tetor, tha të hënën në Bruksel se këto rregulla do të mbulojnë reklamat që “nuk mbështesin në mënyrë të qartë një kandidat apo parti politike, por që fokusohen në tema shumë të politizuara, si migracioni”.
Në një blog të vetin, rrjeti më i madh social në botë tha se “mjetet e transparencës për reklamat zgjedhore do të lansohen në Indi në shkurt dhe në Ukrainë dhe Izrael përpara zgjedhjeve të tyre, ndërsa do të zgjerohen globalisht para fundit të qershorit”.
Masat janë të ngjashme me ato të miratuara për zgjedhjet për Kongresin e SHBA-së në nëntor të vitit 2018, tha Clegg.
Facebook-u është kritikuar gjatë dy vjetëve të fundit për veprim të pamjaftueshëm për të luftuar lajmet e rreme, operacionet propagandistike dhe përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste në platformat e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe