LAJMI I FUNDIT:

Facebook nuk heq dorë nga krijimi i telefonit, tani me plane për telefon modular

Facebook nuk heq dorë nga krijimi i telefonit, tani me plane për telefon modular

Facebook po kërkon të zhvillojë një telefon modular dhe – thashethemet që kemi dëgjuar më parë kanë marrë një mbështetje më të fortë.

Një aplikim për patentë i plotësuar nga kompania zbuloi se Facebook po përpiqet të ndërtojë një pajisje që mund të përdoret si telefon.


Kjo është hera e dytë që dëgjojmë për një ide të tillë pas Projektit Ara. Ara ishte përpjekja e Google në një telefon modular që u shua përpara se të bënte ndonjë ndikim të rëndësishëm.

Shumica e ekipit prapa Ara shkoi në Facebook, edhe pse dhe tani ata punojnë në Facebook Building 8 – laborator që është përgjegjës për aplikimin për patentë.

Zyrtarisht Facebook nuk pranoi të komentojë, por sipas burimeve, ekipi i Building 8 është shumë i fokusuar në zhvillimin e teknologjisë së përparuar të kamerës dhe teknologjisë së mësimit të makinës.

Pajisja mund të përdoret si një altoparlant Alexa ose një telefon, por në patentë gjithashtu vërehet se “miliona pajisje” të lidhura me një server mund të ngarkohen me softuer të ndryshëm bazuar në komponentët që janë shkëmbyer.