LAJMI I FUNDIT:

Facebook lehtëson masat për reklamimin e kriptovalutave

Facebook lehtëson masat për reklamimin e kriptovalutave

Facebook ka lajmëruar se ka vendosur të lejojë disa lloje reklamash për kriptovalutat, por do të vijojë të ndalojë reklamimet e Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO).

Në janar të këtij viti, rrjeti social më i madh në botë ndaloi reklamimin i cili promovonte produkte dhe shërbime financiare të lidhura ngushtë me praktika mashtruese promocionale.


Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat
Lexo po ashtu Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

“Kemi dëgjuar mendimet e përdoruesve për të vlerësuar ecurinë e këtyre politikave në mënyrë që të bëjmë ndryshime e nevojshme”, tha menaxheri i produktit pranë Facebook Rob Leathern, përcjell Telegrafi.

Rrjeti social ka lejuar në të kaluarën reklamimin e disa temave financiare. Konkretisht kërkohej një kërkesë me shkrim. Së dyti duhej që përdoruesit e shënjestruar me reklamën në fjalë të ishin mbi moshën 18 vjeç.

Megjithatë duke qenë se vendimi nuk është e përhershëm, mundet që në një të ardhme ndalimi të hiqet kur bitcoin dhe aktivitete të tilla të rregullohen me ligj. /Telegrafi/