Në konferencën e zhvilluesve F8, Facebook njoftoi lansimin e aplikacionit të takimeve romatnike, Facebook Dating.
Ndërtuar që të jetë i sigurt dhe privat, duke shpresuar që të shmangë momente të pakëndshme të miqve që kontrollojnë profilin tuaj të romancës.
Por tani Facebook ka gjetur një mënyrë për t’ju lejuar të shprehni në heshtje ndjenjat tuaja për një mik apo mikeshë, pa e ditur ata, nëse nuk është reciproke.
Facebook njoftoi se Dating po lansohet në 14 vende të tjera, duke e çuar totalin në 19.
Dating sjell me vete një tipar të ri të quajtur Secret Crush që zgjeron atë drejt të panjohurve dhe miqve të miqve.
Zgjidhni deri në 9 miq që ju pëlqen në mënyrë romantike. Nëse ata kanë zgjedhur Facebook Dating, ata do të marrin një njoftim se një mik ka një pëlqim për ta. Nëse ju shtojnë edhe ata si një Pëlqim Sekret, të dy njoftoheni dhe mund të bisedoni në Messenger.
Menaxherja e produktit të Facebook Dating, Charmaine Hung thotë: “Kam 2,000 miq në Facebook. Unë nuk jam shoqe e ngushtë me të gjithë 2,000 njerëzit aty dhe ka një shans të mirë që një nga këto mund të jetë një përshtatje shumë e mirë me mua. I besoj atyre, i vlerësoj ata dhe e di që jemi kompatibil. E vetmja gjë që mungon është të dimë nëse të dy jemi të interesuar të jemi më shumë sesa miq, pa frikën e refuzimit nëse do ta bënim këtë në jetën reale”.
Një shqetësim me Secret Crush është që përdoruesit mund të keqpërdorin këtë veçori duke shtuar dhe hequr vazhdimisht njerëzit nga lista e tyre derisa të gjejnë një përshtatshmëri.
Kjo është arsyeja pse Facebook-u do t’ju lejojë vetëm një person në ditë pasi të arrini limitin fillestar prej 9.
Aktualisht ende nuk ka plan për të fituar para prej Dating, por kjo nuk është qëllimi. Pas viteve të skandaleve, Facebook duhet të dëshmoj se meriton të jetë rrjeti juaj social. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRoboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Apple blen Anobitin?
ChatGPT mund të përdoret gjithashtu pa një llogari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel