LAJMI I FUNDIT:

Facebook kundërshton kërkesën e fushatës së Biden, “për të larguar reklamat e presidentit Trump që përmbajnë informacione të rreme”

Facebook kundërshton kërkesën e fushatës së Biden, “për të larguar reklamat e presidentit Trump që përmbajnë informacione të rreme”

Në një letër në formë të përgjigjes drejtuar fushatës presidenciale të Joe Biden, Facebook mbrojti politikën e saj për të lejuar që fjalimet nga politikanët të mos kontrollohen, pavarësisht nga vërtetësia e pretendimeve të tyre.

Kjo letër e siguruar nga New York Times, përcjell Telegrafi, tregon se ishte një përgjigje ndaj kërkesës së fushatës së Biden, që Facebook-u të refuzojë ose demantojë reklamat nga fushata për rizgjedhjen e presidentit Donald Trump, që përmbajnë pretendime të rreme.


Në kërkesën origjinale të fushatës së Biden për Facebook, që i adresohet drejtorit të përgjithshëm Mark Zuckerberg, Sheryl Sandberg dhe shefes për politika të zgjedhjeve që zhvillohen në mbarë botën Katie Harbath, tregohet një reklamë nga fushata e Trump, që përmban një deklaratë e cila ende nuk është vërtetuar me fakte, se ish-nënkryetari “i ofroi Ukrainës 1 miliard dollarë për të larguar nga detyra prokurorin, që është duke hetuar një kompani, të lidhur me djalin e tij”.

“Pretendimet me motive korrupsioni, janë vërtetuar se janë tërësisht të rreme”, thuhet në fushatën e Biden, sipas kopjes së letrës së postuar në internet, nga një reporter i CNN-it.

Sipas kërkesës së fushatës, thuhet se Facebook duhet t’i përmbahej premtimeve të mëparshme, për refuzimin e reklamave politike që kanë “materiale me përmbajtje diskredituese”.

“Qasja jonë është e bazuar në besimin thelbësor të Facebook-ut në shprehjen e lirë, respektimin e procesit demokratik dhe besimin në demokracitë e pjekura me shtyp të lirë, derisa fjalimi politik është më i diskutueshmi që mund të jetë”, ka thënë Katie Harbath, që është shefe në Facebook, për politika te zgjedhjeve që zhvillohen në mbarë botën.

Megjithatë, Harbath tha se Facebook do të mundohet, që të ndalojë “mashtrimet e përhapura në mënyrë virale”, kur është fjala për fushata zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori