LAJMI I FUNDIT:

Facebook emëron 20 persona të cilët mund t’i mposhtin vendimet e Mark Zuckerberg

Facebook emëron 20 persona të cilët mund t’i mposhtin vendimet e Mark Zuckerberg

Bordi i ri mbikëqyrës do të rishikojë vendimet për heqjen e përmbajtjes nga Facebook. Anëtarët janë profesionistë të njohur që janë të pavarur nga kompania.

Një redaktor i një gazete që ka fituar çmimin Pulitzer për dokumentet e lëshuara nga Edward Snowden. Një laureat i çmimit Nobel për Paqe. Një ish gjyqtar federal që ka argumentuar 15 çështje para Gjykatës Supreme. Një dëshmitar para Komitetit të Gjyqësorit që ka argumentuar për fajësimin e Presidentit Trump. Dhe një ish kryeministër i Danimarkës.


Këta janë vetëm disa nga anëtarët e emëruar rishtas në Bordin Mbikëqyrës të Facebook, organi i pavarur që i rrjeti më i famshëm social ka vendosur për të filluar të rishikojë disa nga vendimet e saj më të rëndësishme lidhur me përmbajtjen e shfaqur në platformën e saj.

Kur bordi vendos nëse do ta zhvendosë përmbajtjen e përdoruesve të Facebook-ut, dhe kjo do të jetë hera e parë që dikush do të marrë vendime në lidhje me Facebook që edhe Mark Zuckerberg nuk mund t’i ndryshojë.

Të mërkurën, mësuam emrat e anëtarëve të bordit. Ky është një grup mbresëlënës që nuk do të ndjehet domosdoshmërisht i varur nga Facebook, lidhur me vendimet që do t’i marrë duke filluar prej vjeshtës së këtij viti.

Ata nuk do të braktisin punën e tyre ditore pasiqë Facebook e sheh këtë si një punë me kohë të pjesshme për anëtarët e këtij bordi. Por ata presin që pjesëmarrja e tyre të bëjë një ndryshim në botë.

“Ky është një moment historik,” thotë Kate Klonick, një profesor i drejtësisë që ka ndjekur nga afër krijimin e bordit. “Kjo është hera e parë që një kompani private transnacionale ka caktuar vullnetarisht që një pjesë të politikave të saj t’ia delegojë një organi të jashtëm si ky” raporton The Verge.

Facebook filloi planet për krijimin e bordit në fillim të vitit 2018, pasi Zuckerberg, i ndikuar prej kritikave pas zgjedhjeve të vitit 2016, mendoi se dhënia e disa vendimeve tek një entitet i pavarur do të ndihmonte besueshmërinë e Facebook. “Unë mendoj se kjo do të ndihmojë që njerëzit të ndjehen se procesi ishte më i paanshëm për ta gjykuar se çfarë përmbajtje duhet të jetë në Facebook dhe çfarë jo,” tha ai gjatë kohës kur doli ideja për krijimin e një trupi të tillë të pavarur.

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori