LAJMI I FUNDIT:

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre të telefonit celular.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, procesi gjyqësor buron nga raportet e mediave në korrik se aplikacioni për ndarjen e fotografive dukej se po përdorte kamerat e iPhone edhe kur ato nuk po përdoreshin në mënyrë aktive.


Facebook mohoi raportet dhe fajësoi një defekt, të cilin tha se po e korrigjonte, për shkaktimin e atyre që i përshkroi si njoftime të rreme se Instagram po përdorte kamerat e iPhone.

Në ankesën e depozituar të enjten në gjykatën federale në San Francisco, përdoruesja nga New Jersey e Instagram, Brittany Conditi pretendon se përdorimi i kamerës nga aplikacioni është i qëllimshëm dhe është bërë me qëllim të mbledhjes së të dhënave “fitimprurëse dhe të vlefshme për përdoruesit e saj“.

Duke “marrë të dhëna personale jashtëzakonisht private dhe intime për përdoruesit e tyre, përfshirë privatësinë e shtëpive të tyre”, Instagram dhe Facebook janë në gjendje të mbledhin “njohuri të vlefshme dhe hulumtime të tregut”, sipas ankesës.

Dhe siç shkruan më tej Bloomberg, Facebook nuk pranoi të komentonte.

Bloomberg thekson se në një padi të ngritur muajin e kaluar, Facebook u akuzua për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për të “korrur” në mënyrë të paligjshme të dhënat biometrike të më shumë se 100 milionë përdoruesve në Instagram.

Facebook e mohoi pretendimin dhe tha se Instagram nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori